Aleanca për Shqiptarët (ASH) reagon pas SMS të publikuara për rastin “Monstra”.
“Kur jemi tek sms i publikuar mes Xhelal Bajramit dikur Zv Ministër i punëve të Brendshme ndërsa sot Prokuror i lartë republikan, me Liderin e tij Ali Ahmeti, i cili i thotë: Se nuk paska prova ka shumë prova të forta, duke aluduar për të dyshuarit e rastit Monstra, e pyesim atë dhe bën mirë të përgjigjet publikisht:
Pse Ju Xhelal Bajrami, dolët bashkë në Konferencë për shtyp me Ministren e punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila nuk respektoj parimin e prezumimit të pafajsisë duke aluduar se na qenkan kapur vrrasësit e rastit Mostra, dhe Ju me prezencën tuaj në krahun e djathtë të saj e konfirmuat këtë gënjeshtër dhe të pavërtetë?
A keni pak përgjegjësi morale ndaj të burgosurve të pafajshëm të rastit Mostra? Ju duhej të tërhiqeni nga të gjitha pozitat publike, dhe tju kërkoni falje të burgosurve të Rastit Mostra të cilët Gjykata i shpalli të pafajshëm?! Shtrohet pyetja: Çfarë kredibiliteti profesional dhe te pavarur ka Prokuroria e lartë publikë ku ka një prokuror politik të lartë si Xhelal Bajrami!
Jo rastësisht organi më i lartë i ndjekjes siç është Prokuroria e Lartë Republikane deri më tani nuk ka hapur asnjë procedure hetimore për zyrtarët e BDI që dyshohen për krim dhe korrupcion sepse BDI ka instaluar prokuror partiak të lartë si Xhelal Bajrami i cili nuk eshte në shërbim të hetuesisë dhe drejtësisë por i njejti mund të jetë vetëm në shërbim të mbrojtjes së krimit dhe korrupcionit të disa zyrtarëve të BDI. Këta prokuror janë të instaluar nga partitë dhe të njejtët po e mbajnë vendin peng nga perspektiva euro-integruese”, thekdoi Aleanca për Shqiptarët.