Kategoria me fitimet më të mëdha në fushën e artit e të kulturës pa dyshim janë këngëtarët, mirëpo përkundër kësaj ata vazhdimisht po iu ikin obligimeve të shtetit, siç është tatimi. Por, fitimet e tyre për një koncert kapin shifra të mëdha; nga 3 mijë deri në 12 mijë euro.
Njëri nga ish-menaxherët e disa këngëtarëve, Drin Zatriqi ka dalë hapur me një status në rrjetin e tij social, Facebook, duke thënë se me qeverinë e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, pasi sipas tij tani industria e muzikës është milionëshe dhe të njëjtit duhet të paguajnë tatime ose në të kundërtën të dënohen me gjoba të majme.
Ai ka treguar se një artist mesatarisht brenda një viti fitoni mbi 500 mijë euro.
“Mesatarisht artistët me të paguar fitojnë mbi 500.000 euro në vit ! Numri i koncerteve nxirret lehtë pasi posterat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vetë artistët, kurse nëpër dasma duhet metodë tjetër me i identifiku performancat”.
https://youtu.be/deGPfXvMe4Y
Ky është njoftimi i plotë i Zatriqit:
Me qeverine e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, tashmë industria e muzikës është milioneshe, dhe çmimet nga 100 deri ne 10.000 e 15.000 euro e me shumë për koncert duhet të paguajnë tatime, në të kundertën duhet të denohen me dënime të majme, dhe konfiskim të pasaportave, nese ju ikin atyre si deri me tani! Si nëpër klube të natës po ashtu edhe në dasma dhe çdo paraqitje tjetër me pagesë!
Çmimet për disa artistë për koncert:
Tayna 8.000 – 12.000 euro, Ledri Vula 8.000- 10.000 euro, Capital T 6.000 – 8.000 euro, Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro, Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro, Dhurata Dora 6.000-7.000 euro, Noizy 6.000 – 8.000 euro
https://youtu.be/s5hQccgfmTI
Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro. PINT 4.000 – 6.000 euro, Meda: 6.000 – 7.000 euro, Labi – 5.000 euro, Sinani – 5.000 euro, Dani – 5.000 euro, Fero 3.000 – 4.000 euro, Rina 3.000 – 4.000 euro, Gjiko 3.000 – 4.000 euro
Ai sqaron se çmimet janë edhe më të larta tek disa prej artisteve, por ato janë pasqyruar me mesatare./ Fatos Shala për Monitor.al/