Është e vështirë të mos ndjesh asgjë teksa shikon një vogëlush që pas shumë vitesh vu*ajtje e tme*rresh të kaluara në kurriz të tij ka pak paqe e ndjen përqafimet e njerëzve të tij të dashur.
Alvin më në fund është larguar nga Siria dhe ka mbërritur në Romë ku e kanë pritur babai i tij Afrim Berisha dhe dy motrat 16 dhe 17 vjeçe.
Në videon e publikuar nga Kryqi i Kuq italian, Alvin shihet në aeroport i ulur pranë motrave, ndërsa babai i puth duart. Motrat shihen të përlotura ndërsa nuk u mjaftojnë duart për ta përkëdhelur vëllain e tyre që nuk e shihnin prej 5 vitesh dhe deri dy ditë më parë nuk e dinin a do ta shihnin më.
Alvin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur, teksa sapo ka zbritur nga avioni. I veshur me xhinse, xhuboks blu dhe kapelën e kuqe, në aeroportin roman ka gjetur duke e pritur babain dhe dy motrat. Policia kufitare ka vijuar me procedurat zyrtare dhe për procedurat e dhënies së 11-vjeçarit tek babai i tij.
Operacioni u zhvillua dy ditë më parë dhe Alvin u largua nga kampi Al Hol nëpërmjet një korridori humanitar për të qëndruar një natë në hotel në Damask. Ditën e djeshme ai udhëtoi nga Siria në Bejrut, Libi dhe mëngjesin e sotëm, pak pas orës 7 ai mbërriti në aeroportin e Fiumicinos. Të gjithë sytë ishin tek Alvin që preku zemrat e gjithë shqiptarëve dhe italianëve.
https://youtu.be/EDXWFTEcl04