Ballina Top Lajm Alvin në shtëpinë e tij/ Misioni i përmbushur për vogëlushin që mbeti...

Alvin në shtëpinë e tij/ Misioni i përmbushur për vogëlushin që mbeti në Siri (VIDEO)

Alvin është më në fund i sigurt brenda mureve të shtëpisë së vet, ku po rrethohet me dashuri. Pas fe*rrit 5 vjeçar në Siri, vogëlushi shqiptar tani mund të nisë rrugën e rehabilitimit.

Por emisioni investigativ Italian, “Le Iene”, falë të cilit u bë e mundur që të arrihej mrekullia për Alvinin dhe babain e tij të dëshpëruar, ka publikuar se fundi dhe videon që tregon lirimin e tij e rrugëtimin drejt shtëpisë.

Misioni i gazetarëve të “Le Iene”, tashmë është përmbushur. Luigi Pelazza, ai që e ndoqi çështjen që në fillim, ka qenë aty edhe këtë herë. Nuk mund ta linim Alvinin të braktisur në atë vend të tmerrshëm, shkruhet në faqen e internetit të Le Iene, prandaj bëmë gjithë çfarë ishte e mundur për ta shpëtuar nga ai burg. Ndaj, dhe e kanë ndjekur lirimin e 11-vjeçarit hap pas hapi, duke regjistruar çdo reagim të tij: mënyrën sesi shijoi ushqimin pas daljes nga al Holi, sesi e mbylli shpejt çesmën pasi lau duart që të mos harxhonte ujë sepse regjimi i egër i kampit nuk harrohet dot kaq shpejt, e si u shtri të flinte buzagaz.

Videoja e tregon Alvinin ndërsa shoqërohet për në Bejrut drejt ambasadës italiane ku e priti Ambasadori i Italisë dhe autoritetet shqiptare bashke me ministrin e brendshëm, Sander Lleshaj, e më pas, emocionet e mbërritjes në Itali, ku motrat, nga i mbajtur dot lotët, i hidhen ta përqafojnë sapo zbret na avioni.

“Forca Alvin”, shkruajnë “Le Iene”; “makthi mbaroi dhe tani ke gjithë jetën përpara, për të rikuperuar atë që humbe në Siri!”.

https://youtu.be/WZ6cIE__0T8

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

https://youtu.be/EDXWFTEcl04