Senati holandez ka miratuar gjatë ditës së martë protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut Verior të NATO.
Lajmi është dhënë nga ministri i Jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov përmes një postimi në rrjetet sociale. Pas këtij votimi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO do të duhet ta ratifikojnë dhe Franca dhe Spanja.
Vonesa mund të sjellë ratifikimi i protokollit nga ana e parlamentit të Spanjës pasi zgjedhjet e reja në këtë vend u zhvilluan vetëm të dielën e fundit.