Në majën perëndimore të Shkretëtirës Mojave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet një mozaik pasqyrash diellore, e cila ka tërhequr vëmendjen maksimale të mediave.
Ata janë pjesë e një objekti të drejtuar nga “Heliogen”, një kompani e energjisë diellore që po zhvillon një metodë për të përqendruar fuqinë e dritës së diellit.
Rrjeti i pasqyrave të kompanisë drejton dritën drejt një pike të vetme në një kullë. Sapo drita godet, lëngu në kullë nxehet dhe ajo energji termike bëhet si karburanti i një motori nxehtësie.
Ndërsa fermat diellore prodhojnë energji elektrike për shtëpi dhe biznese, ky proces është krijuar për prodhimin e impianteve që prodhojnë çimento, çelik ose petrokimik.
Prodhimi i atyre materialeve kërkon temperaturë të paktën 1.000 gradë Celsius, por teknologjitë e tjera të energjisë së rinovueshme nuk janë të afta të gjenerojnë atë lloj nxehtësie. Heliogen tha të martën se e kishte bërë atë.
Kjo është hera e parë që një kompani ka arritur temperatura të tilla të larta duke përdorur energji diellore të përqendruar – të tjerët kanë provuar por kanë arritur temperatura vetëm deri në 565 gradë Celsius, tha Heliogen.
Heliogen llogarit Bill Gates, tani personi më i pasur në botë, si një nga investitorët e tij fillestarë. Në një deklaratë, Gates e quajti teknologjinë e kompanisë “një zhvillim premtues në përpjekjen për një ditë të zëvendësojë karburantin fosil”.