Ismet Krosi
Tetova në vitin 1941 i kishte 21.000 banorë. Nënprefektura e Tetovës, më herët, kishte pasur mbi 84.000 banorë, por nga shfarosja e shqiptarëve gjatë regjimit të Mbretërisë Jugosllave një pjesë e madhe e popullatës shqiptare mërgoi në vise të huaja, kështu që, në vitin 1941, si territor me 8 komuna dhe 40 fshatra, kishte 62.000 banorë, prej të cilëve 50.000 ishin shqiptarë dhe 12.000 sllavë.
Gjatë kohës së Mbretërisë jugosllave në Tetovë botoheshin dy gazeta serbe “Glas Pologa” dhe “Tetovska novina”. Në qytetin e Tetovës punonin 4 shkolla fillore me 1000 nxënës, prej të cilëve ishin edhe 200 nxënës shqiptarë të cilët i vijonin mësimet në gjuhën serbishte. Punonte edhe gjimnazi, ku mësonin 20 gjimnazistë shqiptarë. Nga i tërë qyteti dhe rrethina e Tetovës shkolloheshin vetëm 5 vajza shqiptare në shkollën qytetëse të Tetovës. Popullata shqiptare ishte 85% analfabete, kurse ajo sllave vetëm 20%. Tetova e kishte edhe shkollën e mesme të bujqësisë.
Gjatë vitit shkollor 1941/42 në Qarkun e Prefekturës së Tetovës ia filluan me punë gjithsej 3 shkolla fillore me 30 mësues, në qytetin Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë dhe 26 shkolla fillore në 26 fshatra të Prefekturës së Tetovës me gjithsej 36 mësues. Me hapjen e këtyre shkollave fillore filloi të themelohet edhe rrjeti elementar i shkollave fillore, gjë që ndikoi në përfshirjen e numrit të nxënësve në shkollën fillore shqipe.
Per vitin shkollor 1942/43 rrjetit të shkollave fillore në Qarkun e Tetovës për arsye të rritjes së numrit të nxënësve dhe hapjes së klasave e paraleleve të reja i nevojiteshin gjithsej edhe 36 mësues të ri (Tetovës 18, Gostivarit 11 dhe Kërçovës 7). Gjithashtu parashihej që të hapen shkolla të reja fillore edhe atë 4 në fshatrat e Tetovës, 11 shkolla në fshatrat e Gostivarit dhe 10 shkolla në fshatrat e Kërçovës, për të cilat nevojiteshin edhe 25 mësues të rinj, përkatësisht për zgjerimin e rrjetit të shkollave fillore edhe për rritjen e klasëve e të paraleleve në shkollat që punuan në vitin shkollor 1941/42 nevojiteshin edhe 61 mësues të rinj, përkatësisht për vitin shkollor 1942/43 duhej të dyfishohej numri i mësuesve.
SHKOLLA FILLORE NR. 1 OSE “SKËNDERBEJ” NË TETOVË
Në vitin shkollor 1941/42 ishte hapur shkolla fillore nr. 1, e cila më vonë pagëzohet “Skenderbej”, kurse mësues ishin Abdi Kërçini, Zejnel Zajmi, Aleksandra Bibaja, Sotir Gallani, Margarita Gallani, Qemal Haxhihasani, Lirije Shahini dhe Spiro Vllazeroi.
Në vitin shkollor 1942-43 shkolla fillore “Skënderbej” i kishte gjithsej 393 nxënës, 310 meshkuj dhe 83 femra. Gjatë këtij viti shkollor mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimor: Zav. drejtor Jonuz Balla, por kah fundi i vitit shkollor 1942/43 në këtë shkollë emërohet drejtor Beqir Kllojka; Josif Todi, mësues i kl.II/a me 34 nxënës; Elena Todi, mësuese e kl.I./a me 41 nxënës; Vasil Dhimitruka, mësues i kl.II/b me 33 nxënës; Abedin Faja, mësues i cili kalon për arsimtar në Lice të Tetovës; Kadri Koshari, mësues, i cili pezu- llohet; Pano Hido, mësues-kl.II me 25 nxënës; Theodora Biçka, mësuese e kl.I/c me 38 nxënës; Fatbardha Çaushi, mësuese; Jusuf Starova, mësues- kl.III me 30 nxënës; Paulina Grabocka, mësuese e kl.I/ç me 39 nxënës; Zejnel Zajmi, mësues i kl.I/d me 46 nxënës; Mit’hat Hoxha, mësues; R. Ismailati, mësues i kl.I/e me 45 nxënës dhe A. Gjylapi, mësues i kl.I/b me 40 nxënës. Në vitin shkollor 1943/44 shkolla fillore “Skenderbej” e qytetit të Tetovës i kishte gjithsej 279 nxënës dhe 57 femra. Gjatë këtij viti shkollor mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimor: Jonuz Balla ishte emëruar përsëri zëv.drejtor, ngase Beqir Kllojka kishte kaluar në detyrë të re-sekretar i Inspektorisë së Arsimit në Tetovë dhe njëherit edhe Drejtor i Shkollës fillore “Skënderbej” në Tetovë; Pano Hido, mësues; Josif Todi, mësues; Vasil Dhimitruka, mësues; Elena Todi, mësuese; Fatbardha Çaushi, mësuese; Jusuf Starova, mësues; Paulina Graboeka, mësuese; Mif hat Hoxha, mësues dhe Zejnel Zajmi, mësues.
SHKOLLA FILLORE “TAJAR TETOVA” NË TETOVË
Në vitin shkollor 1941/42 në qytetin e Tetovës ishte hapur edhe shkolla fillore nr. 2, e cila më vonë për ditën e 30 vjetorit të Flamurit kombëtar shqiptar ishte pagëzuar me emrin “Tajar Tetova”. Gjatë vitit shkollor 1941/42 drejtor i shkollës ishte Beqir Kllojka, kurse mësues të kësaj shkolle
ishin: Pan Hido, Lazër Bibaja, Josif Todi, Lirije Todi dhe Vasil Dhimitruka.
Në vitin shkollor 1942/43 shkolla fillore “Tajar Tetova” i kishte gjithsej 399 nxënës, prej të cilëve 352 meshkuj dhe 47 femra.
Drejtor i shkollës ishte Qamil Haxhihasani, kurse mësues të kësaj shkolle ishin Murteza Katzadej, Rrustem Ismailati, Dhimitër Pulati, Krisanthi Temo, Vangjel Daka, Kadri Hoxha (së shpejti pezullohet), Gliqeri Velko, Lirika Nikolla, Hysen Abdihoxha dhe Kadri Kashari.
Më 23.12.1942 sipas shënimeve të Inspektorit t’Arsimit në Tetovë, shkolla fillore V klasëshe “T. Tetova” e kishte këtë numër të nxënësve sipas klasëve: kl.I/a-39 nxënës (Krisanthi Temo); kl.I/b-40 nxënës (Fatbardha Çaushi); kl.I/c-42 nxënës (Gliqeri Velko); kl.II/a-38 nxënës (K. Progri); kl.II/b-37 nxënës (Lirika Nikolla); kl.III-35 nxënës (Hysen Abdihoxha); kl.IV-32 nxënës (Abedin Faja) dhe kl.V-36 nxënës (Qamil Haxhihasani).
Në vitin shkollor 1943/43 shkolla “Tajar Tetova” i kishte gjithsej 336 nxënës (926 meshkuj dhe 40 femra). Mësimet i zhvilloi ky kuadër mësimor: Qemal Haxhihasani, drejtor; Murteza Kadzadei, mësues; Vangjel Daka, mësues; Lirika Nikolli, mësuese; Gliqeri Velko, mësuese, Krisanthi Temo, mësuese; Dhimitër Pullani, mësues (i arrestuar); Rrustem Ismailati (paraqiti dorëheqje); Abedin Faja, mësues i cili kishte kaluar për arsimtar në Liceun e Tetovës; Kadri Kashari, mësues (i pezulluar); Zejnepe Bejleri, mësuese për luftimin e analfabetizmit; Kadri Hoxha, mësues.