Ballina Bota Del VIDEO/ Si u krye “grabitja e shekullit” 1 miliard euro në...

Del VIDEO/ Si u krye “grabitja e shekullit” 1 miliard euro në ar dhe diamante

Policia gjermane është vënë në kërkim të autorëve që gjatë natës realizuan atë që mund të quhet “grabitja e shekullit” në pallatin mbretëror të Dresdenit ku u vodhën stoli me vlerë mbi 1 miliard euro. Hajdutët arritën të futen në brenda pasi fikën sistemin e energjisë elektrike, duke çaktivizuar alarmet.

Pas hynë nga një dritare, ata shkuan vetëm te vitrina e muzeut ku mbaheshin stoli të lashta, diamante e gurë të çmuar, me vlera historike që nuk çmohen, por që mund të arrijnë deri në 1 miliard euro. Kjo duket si grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot. Hajdutët janë filmuar nga kamerat por ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre. ©LAPSI.al

Vjedhje spektakolare në Gjermani. Disa xhevahirë antikë, me një vlerë rreth 1 miliard euro janë vjedhur nga salla e famshme “Gruene Gewoelbe” në kështjellën e Dresden. Hajdutët, ka shpjeguar policia, kanë arritur të largohen. Mediat gjermane kanë folur për vjedhjen më të madhe të veprave të artit të Luftës së dytë Botërore.

Në këtë muze gjenden rreth 4 mijë objekte të çmuara fildishi, ari, argjendi dhe xhevalire të ndryshme.

Banda ka vjedhur vetëm bizhutë antike, duke lënë në vend të tjera objekte me shumë vlerë por të mëdha, si vazo dhe piktura. Vjedhja ka ndodhur pas një zjarri të rënë në panelin elektrik, që ka çaktivizuar alarmin dhe dritat e rrugës, kanë shpjeguar autoritetet, të cilët po hetojnë nëse rastet kanë lidhje mes tyre. Pavarësisht të gjithave një telekamer ka vazhduar punën duke filmuar vjedhjen e veprave të artit. ‘Hajdutët kanë prishur një dritare dhe duke kaluar barrierat, i janë afruar një vitrine të cilën e kanë thyer’, ka shpjeguar shefi i policisë së Dresden, Volker Large.

Tre pllaka diamanti dhe brilante të shekullit të 18 me një vlerë të paçmuar janë vjedhur nga grabitësit. Lajmi për vjedhjen e muzeut ka ardhur në stacionin e policisw rreth orës 4.49 minuta të së hënës dhe në orën 5.04 policia ishte në vendngjarje, ku ka gjetur vitrinat e thyera dhe të boshatisura.

‘Jemi të shokuar për brutalitetin e kësaj vjedhjeje’, ka komentuar Marion Ackermann, drejtoreshë dhe koleksioniste artistike e Dresden. ’Shpresojmë që ata të mos gjejnë treg për ato vepra me aq shumë vlerë’, ka shtuar ajo.