Ballina Aktualitet Lajme SHQIPËRIA në P A N I K, 27 tërmete në 5 orë

SHQIPËRIA në P A N I K, 27 tërmete në 5 orë

Shqipëria ka ndjerë 27 lëkundje tërmeti nga ora 3 e mëngjesit deri në orën 8:30 të mëngjesit kur ishte lëkundja e fundit, e vlerësuar me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.

Lëkundja më e fuqishme është regjistruar në orën 03:54, me magnitudë 6.4 e shkallës Rihter, e cila ka dhënë edhe një go*ditje fat*ale për vendin tonë, duke shënuar deri tani të paktën shtatë viktima dhe mbi 300 të plagosur, por që mendohet se numri është edhe shumë më i lartë.

Megjithatë, lëkundjet e tërmetit kanë nisur që para orës 3 të mëngjesit, por nuk janë ndjerë aq shumë sa lëkundja e fortë, që solli pasoja të rënda.

Vetëm 6 minuta pas lëkundjes me forcë 6.4, një tjetër lëkundje e shkallës 5.3 Rihter është ndjerë në të gjithë vendit.

Më pas, lëkundjet kanë qenë më të lehta, deri në orën 06:10 minuta kur është ndjerë një tjetër lëkundje e fortë, e shkallës 5.4 Rihter.

Megjithatë, Shqipëria ende nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet, pasi i fundit i një shkalle 4.6 Rihter u ndje rreth orës 8.30, ndërkohë që njerëzit janë në panik dhe kanë frikë të kthehen në banesat e tyre.

https://youtu.be/GkFVQv1ZWvY

https://youtu.be/KuG0WaDMwNQ