Ballina Aktualitet LIVE/Tërmete edhe gjatë natës, sa herë u lëkund Shqipëria

LIVE/Tërmete edhe gjatë natës, sa herë u lëkund Shqipëria

Aktiviteti sizmik në Shqipëri ka vazhduar edhe gjatë orëve të natës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, nga mesnata deri tani kanë rënë edhe 8 tërmete të tjera të shkallës 3.4 Rihter, me afërsisht të njëjtën epiqendër të tërmeteve të fuqishëm që ranë mëngjesin e së martës.

Por rajoni i Ballkanit duket se nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet pasi në orën 8:23 minuta, një tërmet i shkallës 6.1 Rihter tronditi rajonin e Kretës në Greqi dhe është ndier deri në Jug të vendit tonë.

https://youtu.be/5u6ei_eRYgo

Që nga ora 23:30 e së hënës, sizmologët kanë përllogaritur se Shqipëria është lëkundur rreth 300 herë dhe lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 03:54 e shkallës 6.4 Rihter e cila pati pasoja shkatërrimtare kryesisht të Durrës dhe Thumanë.

Deri tani bilanci i viktimave ka arritur në 27 ndërsa kanë mbetur të plagosur 650 persona.

Dëme të shumta janë regjistruar në ndërtesa, shtëpi dhe godina shërbimesh kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës. Mbi 40 persona u nxorrën nga rrënojat e banesave dhe pallateve të shembur nga lëkundjet e forta. Dita e sotme është shpallur zi kombëtare dhe në Tiranë dhe Durrës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. /Opinion.al

https://youtu.be/iX9WmatGgOE

https://youtu.be/KquB5P77GtA

https://youtu.be/6V8cERQrNTM

https://youtu.be/SN85_ptuWGI

https://youtu.be/ilWtYDIPXyM