Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe është njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 29, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë fjalimit në hapjen e mbledhjes së 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Zhvillimit Islam. Erdoğan, uroi që mëshira e Allahut të jetë mbi viktimat ndërsa të plagosurve u uroi shërim të shpejtë. “Pas lajmit të tërmetit dje bisedova dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. I uruam të shkuara”, u shpreh Erdoğan. Ai tregoi se kryeministri shqiptar, mbrëmë e ka njoftuar se numri i të vdekurve është rritur në 26 ndërsa i atyre në rreth 600.
“Natyrisht qytetet ishin rrënuar seriozisht. Këtu neve na takon diçka, duhet të organizojmë një mbledhje të donatorëve, sepse në lidhje me ndërtesat e rrënuara mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë, gjë e cila është veçanërisht detyrë e Organizatës Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie”, theksoi presidenti turk.
Erdoğan gjithashtu shprehu besimin se vendi i tij dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë mbledhje do t’i ndihmojnë Shqipërisë në këto momente të vështira.
Presidenti i Turqisë duke informuar rreth ndihmave të Turqisë tha: “Ne me shpejtësi dërguam avionët tonë kargo, Gjysmëhënën e Kuqe Turke, AFAD i kemi dërguar në Shqipëri. Një pas një këto autokolona tona janë duke shkuar në rajon. Besoj se edhe maunet me ndihma humanitare do të mbërrijnë gjatë ditës. E kuptojmë shumë mirë Shqipërinë si një vend i cili më parë shumë herë ka qenë e prekur nga tërmete të mëdha. Të gjithë duhet të qëndrojmë pranë Shqipërisë qoftë në ofrimin e trajtimit mjekësor ndaj të plagosurve qoftë të atyre që shtëpitë u janë shkatërruar ose dëmtuar. Jemi në stinën e dimrit. Duhet të parashikojmë se në çfarë gjendje mund të jenë vëllezërit tanë atje në këtë stinë të ftohtë”.
“Unë këtu nëpërmjet jush gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë”, porositi Erdoğan. Kujtojmë se Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit.
Video bonus:
https://youtu.be/NU6Agtk1z30
Foto: