Ballina Aktualitet Shqipëri Biznesmeni u drejtohet politikanëve: Zoti ju ktheftë mendjen, keni nga 2-3 shtëpi,...

Biznesmeni u drejtohet politikanëve: Zoti ju ktheftë mendjen, keni nga 2-3 shtëpi, pse s’i hapni

Biznesmeni Gjergj Luca, teksa dha kontributin e tij për familjet e prekura nga tërmeti, foli për të gjithë përfaqësuesit e politikës.

“Këta politikanë që kanë nga dy-tre shtëpi që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit, pse s’i japin ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët.

Cili nga ata ka hapur shtëpitë, nuk dua të vazhdoj më se mund të vazhdoj gjithë ditën duke sharë.

Punëtorët e mi kanë dashur të japin rrogën e një muaji, por unë u kam thënë jo.

Të japin një ditë pune. Le të marrim një nismë, që 6 muaj këtë tatim fitimi 50% t’u shkojë këtyre familjeve në nevojë për ndërtimin e banesave të prekur nga tërmeti.

Zoti u ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe”, tha ai.