Ballina Aktualitet Shqipëri Nuk dilnin nga spitali pa e takuar, Rama viziton dy vogëlushët e...

Nuk dilnin nga spitali pa e takuar, Rama viziton dy vogëlushët e shtruar te Trauma: Njëri u hodh nga kati i tretë dhe tjetri nga i pesti (Foto)

Rama me dy vogelushet e shtruar te spitali i Traumes
Kryeministri Rama ka qenë pasditen e sotme në spitalin e Traumës për të takuar dy heronj të vegjël të tërmetit të 26 nëntorit.

Rama ka shkuar sot në spitalin e Traumës vetëm për të vizituar Aurelin dhe Alesion, të cilët edhe pse të plagosur, tani janë në gjendje të mirë shëndetësore, këmbëngulnin se nuk largoheshin nga spitali pa takuar kryeministrin. Ditën që ra tërmeti, Aureli është hedhur nga kati i tretë i banesës dhe fatmirësisht ka pësuar dëmtime jo të rënda, ashtu si Alesio, i cili u hodh nga kati i pestë.

Vetë Rama ka shpërndarë në profilin e tij foto me dy vogëlushët, të cilët i quan heronj. “Aureli fluturoi nga kati i tretë, ndërsa Alesio nga i pesti, për të vazhduar të jetojnë gjatë, duke i mbijetuar goditjes së tmerrshme mbi familjen dhe pallatin e tyre të vjetër në Thumanë”, shkruan Rama.

https://youtu.be/HlPS-kIqRRk