Dëgjuam ministrin e arsimit, respektivisht “docentin” më të njohur se si lavdërohet me rezultatet e testit te PISA.
Imagjinoni, Maqedonia e Veriut e zë pozitën e 67 prej gjithsej 79 shteteve që janë testuar dhe ai lavdërohet me rritje të rezultateve. Nëse Maqedonia e Veriut krahasohet me shtetet e rajonit, atëherë do të konstatojmë se fëmijët në Maqedoninë e Veriut kanë dalë më keq se Bosnja, Bullgaria, Serbia ose Qiproja.. Imagjinoni ai deklaron se ka përparim te dukshëm të nxënësve në Maqedoni dhe se kjo është meritë ekskluzive e ministrisë, paramendoni, kjo është një tragjedi e vërtet qe po i ndodhe arsimit.
Ai thotë se politikat e projektuar te ministrisë kanë dhënë efekte kurse renditemi më keq se Brunei ose Kolumbia..
Ne si Aleancë për Shqiptarët përkundrazi e shprehim brengën tonë për rezultatet shumë të dobëta të arritura nga nxënësit në Maqedoninë e Veriut.
Përkujtojmë se nuk është sukses nëse në të gjitha kategoritë e testimit Maqedonia e Veriut është ndër mesataren e arritur. Nuk mundet të jetë sukses nëse herën e parë kemi marrë notë të dobët, pra jo kaluese, në terminologjinë shkollore notë “njësh”, tani përsëri kemi marrë notën e njëjtë “njësh”, por kësaj radhe del ,,docenti” pa fije turpi dhe lavdërohet se kemi marrë nja disa pike më tepër.
Dëshirojmë të kujtojmë ministrin se nota “njësh” është notë jo kaluese. Me notën “njësh” ngelet në klasë pavarësisht numrit te pikave.
Ministri në fjalë është në pozitë të mjerueshme. Pas skandaleve të panumërta në resorin e tij, ai gjen te udhës te lavdërohet me një përmirësim minimal te numrit te pikëve të fituar, pavarësisht se përsëri ka ngelur ne klasë. Pres konferenca e sotme e tij ku tenton të hedh hi syve të qytetar[ve pasqyron mjerimin e vërtetë të sistemit arsimor në shtetin tonë.
Aleanca për Shqiptarët së shpejti do të del me programin e saj edhe për fushën e arsimit, ku do te ofrojmë reforma të vërteta ne këtë fushë, e cila është katandisur falë politikave të mjerëueshme të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Video bonus: