Dje në media doli lajmi se Ziadin Sela ka kushtëzuar Lëvizjen BESA që patjetër të ketë koal*icion edhe me Alternativën e Gashit ose përndryshe ASH do del e vetme në zgjedhjet e 12 prillit.
Sipas burimeve të portalit TS mësohet se Sela pa asnjë argument kërkon që Alternativën ta fusë në bllokun opozitar, edhe pse ajo është parti e pushtetit dhe ky insistim i Selës nënkupton se ASh-së më shumë i intereson të nxjerr fajtor Lëvizjen BESA për mosbashkëpunimin opozitar duke imponuar Alternativën por duke mohuar kyçjen e PDSH në këtë koalicion.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal sot ka kontaktuar Lëvizjen BESA për të mësuar se çfarë nënkupton kushtëzimi i Aleancës për Shqiptarët, gjegjësisht të kreut të kësaj partie Ziadin Sela.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, në një prononcim për agjencinë Zhurnal, tha se nga ngjarjet tragjike që ndodhën në Shqipëri nuk kanë patur prioritet të bisedojmë në organet e partisë për çështje të kombinimeve politike.
“Ne si parti ende nuk kemi marrë asnjë ofertë për ndonjë koalicion parazgjedhor. Kemi qenë të fokusuar në organizmin e 5 vjetorit të partisë, mandej ndodhën edhe ngjarjet tragjike në Shqipëri dhe aspak nuk kemi patur prioritet të bisedojmë në organet e partisë për çështje të kombinimeve politike.
Sipas tij, nëse dikush bën oferta për koalicione me siguri që rruga që duhet ndjekur është komunikimi i drejtpërdrejtë dhe jo duke bërë show televiziv përmes ekraneve televizive.
“Nëse dikush bën oferta për koalicione me siguri që rruga që duhet ndjekur është komunikimi i drejtpërdrejtë dhe jo duke bërë show televiziv përmes ekraneve televizive. Ne e ri përsërisim edhe njëherë qëndrimin partiak se jemi për një koalicion parimor opozitar pasi që jemi të bindur se ky opsion është fitues kundrejt BDI-së dhe partive tjera shqiptare që janë në qeveri bashkë me BDI”, shprehet për zhurnal, Arjanit Hoxha./in7/
VIDEO bonus: