Sipas informacioneve të cilat i kanë marrë autoritetet e Republikës së Maqedonisë të Veriut pritet që muajin e ardhshëm të përfundojë ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO në Permanentin spanjoll, pas të cilës Kuvendi ynë ratifikimin do ta përfundojë deri në fund të muajit të ardhshëm apo eventualisht deri më 11 shkurt, para se të shpërndahet shtëpia ligjdhënëse. Shtyrja eventuale e ratifikimit në Spanjë e hap mundësinë të bëhet ratifikimin i kushtëzuar te ne.
Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me nismën e VMRO-DPMNE-së. Partia dje doli me nismë Qeveri që sa më të shpejtë në Kuvend ta dorëzojë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes veri-atlantike dhe të Protokollit inkuadrues për anëtarësim.
“Shtyrja e mundshme nga Spanja, e cila nuk besoj se do të ndodhë, e hap mundësinë për ratifikim të kushtëzuar në vetë Parlamentin, e cila do të publikohej nga ana e presidentit të shtetit, nga Parlamenti, menjëherë pas ratifikimit në Parlamentin spanjoll. Këtu procedura dhe veprimet janë harmonizuar me NATO-n dhe ne mund ta bëjmë këtë, por sinqerisht, me dinjitet dhe krenari të jemi vendi i 30 anëtar që do të bëjë ratifikimin. Kjo është arsyeja pse ne shkojmë seriozisht dhe me përgjegjësi përsa i përket procedurave pa ndonjë llogaritje politike”, tha kryeministri.
Ai nismën e VMRO-DPMNE-së e cilësoi si kalkulim politik dhe i pyeti deputetët e kësaj partie ku kanë qenë kur në Kuvend janë sjellë vendime të rëndësishme strategjike për vendin.
Kryeministri potencoi se beson që qytetarët do t’i njohin këto kalkulime politike.
Zaev sot së bashku me zëvendësministren e Arsimit Elizabeta Naumovska mbajti takim me kryetarin e komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski dhe kanë vizituar punët ndërtimore për ndërtimin e një salle sportive pranë SHF “Joakim Kërçovski” në fshatin Vollkovë”