Personi në foton e këtij shkrimi është Hilë Zefi, 84 vjeç, i cili u ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme në jetën e tij; atij të vitit 1979 në 15 prill në Shkodër dhe atij të këtij viti më 26 nëntor me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.
Zefi tregon se 26 nëntori e tronditi shumë atë dhe familjen e tij: Ajo ditë na tronditi shumë dhe dolëm jashtë. Zefi thotë se pas tërmetit në Shkodër u zhvendos fillimisht në Laç e pastaj në Durrës:
“Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç, pastaj erdha në Durrës. Kam 21 vjet këtu derisa më 26 nëntor na erdhi tërmeti i dytë. Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë as zgjuar, tani jemi vendosur te Kisha, bashkë me gruan djalin, nipin e nusen.
Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje. Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat”, tha ia për kamerën e Top Channel.