Ballina Argëtim VIDEO që po bëhet “hit” në rrjet me ministrin Gent Cakaj

VIDEO që po bëhet “hit” në rrjet me ministrin Gent Cakaj

Është thuajse zakon në Shqipëri që dera e makinave të zyrtarëve të lartë të hapet nga badigardët shoqërues, ndryshe nga se ndodh në vende perëndimore.

Por, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj duket se ka shënuar një rekord të ri: Derën e makinës së tij e hap një zonjë, dukshëm në moshë. Ende nuk dihet se çfarë pozicioni ka zonja në fjalë, por në këtë video duket qartë që Cakaj pret që dera e makinës t’i hapet nga ajo.

Videoja u regjistrua në momentin kur Cakaj ka zbritur nga makina në Bratislavë për të shkuar në ceremoninë e marrjes së Kryesisë së OSBE-së, ndërsa më pas takon ministrin e Jashtëm sllovak, Miroslav Lajčák, kryesuesi i derimëtanishëm i kësaj organizate.

https://youtu.be/L2nMR1Od6X0