Kënga Magjike këtë sezon do kalojë me debate të forta, megjithse ishte ndryshuar edhe formula e votimit për të bërë të mundur një rezultat dhe fitues sa më pak të kontestuar.
Por ka ndodhur ajo që nuk pritej. Publiku ka votuar si fituese këngën “Marova” të Fifit, ndërsa juria dhe këngëtarët kanë votuar për Enerida Tarifën, më këngën “Ma zgjat dorën”.
Publiku i pranishëm në sallën e pallatit te koncerteve ka bërtitur në mbështetje të Fifit duke e detyruar Eneida Tarifën të japë një mesazh dhe të qetësojë publikun që thërristë emrin e Fifit. Tarifa tha se dhe ajo vetë kishte votuar për Fifin dhe kërkonte që çmimi të ndahej më dysh.
Ovacionet nuk janë ndalur në mbështetje të Fifit edhe gjatë kohës që Eneida Tarifa performonte me këngën e saj fituese.
Priten debate të forta dhe ndoshta që mund të çojë sëriosh edhe në ndryshim të formulës së votimit e cila sërish nuk ka çuar në një fitues ashtu siç mbështetet nga publiku, por zgjidhet nga skenarët dhe intrigat e brendshme në juri apo përplasjet dhe kontrrollin e këngëtarëve nga autorët e këngëve./CNA.al