Elvis Naçi në Mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit tha se aktualisht fondacioni i tij “Firdeus” ka mbledhur mbi 6 milionë euro dhe pritet që shuma të shkojë në 10 milionë euro.
Ai u shpreh se të ardhurat do të shkojnë për banorët e Thumanës dhe se mori dritën jeshile për ndërtimin e banesave private.
Elvis bëri kërkesën edhe për të hyrë në projektet e mëdha, ato të ndërtimit të pallateve për të dhënë ndihmesën e tij.
“Kemi mbi 6 milionë euro dhe synojmë të shkojmë drejt 10 milionë euro. Na pyetën banorët në Thumanë se përse nuk kemi filluar punë. Ne i thamë që do fillojmë sapo institucionet përkatëse do na japin dritën jeshile që të mos krijojmë kakofoni për të lëvizur në drejtime të ndryshime.
Sot morën dritën jeshile për banesat private. Të ardhurat do shkojnë për banorët e Thumanës por do shikojmë edhe familjet jashtë Thumanës. Duam të hyjmë në projektet e mëdha, atë të pallateve se kemi komunikime me firmat e ndërtimit në Shqipëri, Kosovë që nuk kanë kesh por materiale për ndërtimin dhe duan të japin kontributin e tyre”, tha Elvis Naçi.
https://www.youtube.com/watch?v=zIWuocgFpfU
VIDEO bonus:
https://youtu.be/Xt6hK1ejlOQ
https://youtu.be/xAOhs5sWyDI
https://youtu.be/0FuwbvDBIIk
https://youtu.be/4ul5cei2HlQ
https://youtu.be/B__r_V-VcHs
https://youtu.be/KquB5P77GtA
Galeria e tërmetit:
https://youtu.be/ifP2X_uWeow
Galeri nga dëmet e tërmetit në zonën e Mamurrasit: