Ballina Aktualitet “Plagët e së shkuarës s’kurohen me acid dhe helme”, Rama: Refuzimi i...

“Plagët e së shkuarës s’kurohen me acid dhe helme”, Rama: Refuzimi i Kosovës i pakuptueshëm, ne duhet që të ndërtojmë ura bashkëpunimi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha në takimin e 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor se refuzimi i fteesës nga Kosova për të marrë pjesë në këtë takim është i pakuptueshëm.

Në konferencën për median Rama tha se plagët e së shkuarës s’kurohen me acid dhe helme por me ilace, dhe se në këtë takimi sipas tij vendet e Ballkanit përfshi Kosovën dhe Serbinë duhet që të ngrenë ura bashkëpunimi.

“Nuk do të lodhem së përsërituri që kjo nismë nuk është përjashtuese për askënd. Është gjithëpërfshirëse, është e hapur, nuk ka kushte, nuk i imponohet askujt, dhe nuk imponohet nga askush.

https://youtu.be/t1AmvK4W7Ig

I kemi ftuar edhe në Tiranë, si edhe më parë, të gjithë dhe më lejoni ta them hapur se për mua refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm, dhe mendoj se është i dëmshëm për vetë Kosovën. Ne jemi këtu për të ndërtuar urën midis së shkuarës që na ndan dhe një të ardhmeje që na bashkon.

Bindja ime e thellë është se i gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambiciet e shprehura nga vendet, për tu bërë pjesë e familjes Evropiane duke bashkuar forcat për ta përshpejtuar procesin e integrimit në BE, dhe për të krijuar në hapësirën tonë, standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE, liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm dhe acid, por me ilaçe, dhe ilaçet nuk jemi të ftuar t’i shpikim, mjafton të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme, dhe se si dialogu, dakordësia për të mos rënë dakord me gjithçka, por për të punuar së bashku mbi atë që biem dakord, i kanë krijuar gjeneratave të tjera kushte shumë të mira se të shkuarat.

Nisma nuk ndalet dhe do të vazhdojë me bindjen se i kemi të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje që janë bërë më parë. Në asnjë rast historia nuk tregon se vetëizolimi, vetëpërjashtimi, mbyllja dhe refuzimi të kenë sjellë ndonjë të mirë, apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera“, – tha Rama. (TemA)

https://youtu.be/io7pdzPSIxQ