Ballina Aktualitet Nga 1 janari nisin risitë në ligjin për TVSH-në

Nga 1 janari nisin risitë në ligjin për TVSH-në

Nga sot, në sektorin e ekonomisë hyjnë në fuqi disa ligje dhe masa të reja. Si më i zëshmi është rritja e pragut të obliguesve të TVSH-së. Në vend të pragut aktual prej një milion denarësh, kufiri tani është ngritur në dy milion denarë. Ndryshime ka edhe në pjesën e detyrimeve për të mbetur në sistemin e TVSH-së, respektivisht nga pesë afati reduktohet në tre vjet.

Risi nga sot ka në taksat për importin e automjeteve. Për automjetet deri në 10,000 euro, shuma e taksës do të përllogaritet në bazë të shkarkimit të emetimeve të Dioksidit të Karbonit CO2. Taksa e automjeteve me naftë tashmë është dy herë më e lartë se ajo për motorët me benzinë. Vendimi erdhi në momentin e fundit pasi qeveria hoqi dorë nga masa për subvencionim për blerjen e një automjeti të ri ose të përdorur me standard Euro 5 me arsyetim se nuk do të jep rezultatet e dëshiruara.

Ndryshime të rregullave ka edhe në Ligjin për Akciza. Përveç faktit që pjesa e automjeteve është hequr plotësisht nga ky ligj, me zgjidhjen e re parashikohet edhe legalizimi i prodhimit vendor të alkoolit. Qytetarët që prodhojnë mbi 200 litra, por jo edhe më shumë se 2,000 litra, do të duhet të regjistrohen, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të duhet të kontrollojë. Këtë vit qytetarët që prodhojnë raki në shtëpi nuk do të paguajnë akcizë, por nga viti 2021 bujqve kjo do t’u kushtojë 10 denarë për litër raki, 20 denarë në vitin 2022 dhe 30 denarë një vit më pas. Vetëm qytetarët që prodhojnë deri në 200 litra raki në vit për përdorim shtëpiak, janë të përjashtuar nga akciza.

Me fillimin e vitit të ri, parashikohet të rritet norma e kontributeve që punëdhënësit do të duhet ta paguajnë për punonjësit e tyre. 18.8 për qind janë të detyruar pronarët të paguajnë për sigurim pensional dhe shëndetësor, 7.5 përqind që është një rritje për një pikë përqindje më shumë se më parë.

“Edhe këtë vit, Banka Popullore, respektivisht Guvernatori Anita Angelovska – Bezhoska garanton stabilitetin e valutës vendore, denarit. Me këtë edhe qëndrueshmëria e stabilitetit të çmimeve. Sa u përket projeksioneve makroekonomike, Bezhoska pret rritje ekonomike të ekonomisë maqedonase që do të lëvizte rreth 3.8% “.

Ndërsa nga viti 2020 dhe dy vitet e ardhshme në fuqi do të jetë Ligji me të cilin pushteti e ngriu tatimin progresive. Ky vendim u soll me shpjegimin se nuk i ka plotësuar pritjet fillestare dhe se nevojitet kohë për të ndryshuar politikën tatimore, dhe kjo në fuqi e ktheu tatimin e sheshtë.