Premtimet e mëdha të 5G-së dhe epërsisë kuantike në provë e sipër, por edhe betejat në perspektivë për mbrojtjen e privatësisë dhe kundër dezinformimit, ja se cilat janë pesë sfidat kryesore për teknologjinë në vitin 2020.
Rrjeti 5G nën shqyrtim
Rrjeti i ri i telefonisë, më i shpejtë e më i fuqishëm, do të kalojë nga faza eksperimentale në departamentin e shitjeve.
“Me ofertat e para tregtare, do të shohim edhe aplikacionet e para që përfitojnë veçanërisht nga 5G”, u shpreh Olivier Ezratty, konsulent i specializuar në teknologji.
Kërcimi kuantik?
Viti 2020 mund të shohë përparime në informatikën kuantike, pas atyre të njoftuara nga Google e IBM në fund të vitit 2019.
Google njoftoi se kishte arritur epërsinë kuantike, atë fazë ku makina kuantike mund në aftësi superllogaritësit më të fuqishëm, një njoftim ky i kundërshtuar nga disa ekspertë.
Do të ndiqet gjithashtu nga progreset e bëra në programet e ndihmës në drejtim në industrinë e automjeteve, në mungesë të një makine pa shofer, që mbetet ende shumë larg në horizont.
Beteja për ruajtjen e privatësisë
“Në Bashkimin Europian duhet të presim që rregullatori t’i shtrëngojë rripat gjithçkaje që lidhet me mbrojtjen e të dhënave personale”, tha Loïc Rivière, i deleguari i përgjithshëm i Shoqatës Profesionale “Tech”, në Francë.
Një rregullore e re “ePrivacy” e BE-së pritet të vërë rregulla loje të reja për të ashtuquajturat “cookies”, që ndjekin përdoruesin e internetit, si edhe për pranimin e synimeve të përdoruesit.
GAFAM dhe gjigantët e tjerë nën fre?
Libra, projekti monetar dixhital i Facebook pritet të vihet në përdorim në vitin 2020, por kundërshtohet nga autoritetet, si në Europë, ashtu edhe në SHBA.
Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) shpreson të arrijë një marrëveshje politike deri në qershor të vitit 2020 mbi taksimin e gjigantëve dixhitalë dhe shumëkombësh.
Ndalimi i Perëndimit të Egër dixhital
Në OKB do të vazhdojnë bisedimet për rregullat e sjelljes së mirë ndërkombëtare në hapësirën e internet, ndërkohë që shtetet po krijojnë armë kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara.