Sipas një artikulli të shkruar nga media prestigjioze The Economist bisedimet rreth pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE kanë qenë të keq administruara. Sipas shkrimit për Europën, gjeopolitika fillon në shtëpi pasi zgjerimi ka qenë gjithmonë një temë delikate dhe problematike.
The Economist përshkruan ngjarjen e vitit 1960 teksa Charles de Gaulle bëri Harold Macmillan të qante kur presidenti francez pengoi përpjekjet e Britanisë për t’u bashkuar me atë që ishte atëherë Tregu i Përbashkët.
Madje argumentimi vazhdon me aderimin në “big bang” i 2004, kur dhjetë vende kryesisht nga Europa Qendrore dhe Lindore u bashkuan, ishte menduar të ishte një bashkim i Europës, por përkundrazi ajo çoi në thyerje të reja midis lindjes dhe perëndimit. Diplomatët u bënë shumë më pak diplomatik në lidhje me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat u bashkuan në vitin 2007, duke thënë se entuziazmi i tyre për korrupsion u zbeh me ritme shumë të ngadalta pas hyrjes në BE. Aderimi i propozuar i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po dëshmon edhe një herë se zgjerimi mund të jetë sfilitës dhe polemik, vazhdon artikulli.
Sipas shkrimit, pas ngërçit të aderimit prej kundërshtimit të presidentit francez Emmanuel Macron, tani përpjekjet për të zhdukur dëmin e kryer prej tij kanë filluar me seriozitet. Komisioni, nën administrimin e ri dhe i vendosur për të ndjekur një strategji “gjeopolitike”, do të zbulojë deri në fund të muajit reformat për procesin e pranimit, të dizajnuara për të qetësuar presidentin francez dhe aleatët e tij.
Së fundmi The Economist shkruan se gjatë samitit që do të organizohet gjatë pranverës së këtij viti, do të pastrohet rrëmuja e bërë deri më sot si dhe pritet që palët të bien dakord për rregullat e reja të pranimit. Në maj pritet gjithashtu të arrihet diçka më konkrete në Zagreb kur 27 anëtarët e bllokut do të takohen me fqinjët e tyre nga Ballkani Perëndimor për një konferencë tjetër. (TheEconomist)