Ka një viktimë të dytë nga virusi koronavirus në Kinë jashtë nga zona e epiqendrës. Një person ka vdekur në provincën e Heilongjiang, në kufi me Rusinë, rreth 1800 km nga Wuhan, qyteti nga ku nisi infektimi dhe ku ka më shumë të vdekur deri tani. Bilanci i viktimave ka shkuar në 26. Një tjetër rast i infektuar është njoftuar në Hebei, provincën që rrethon Pekinin. Autoritetet kanë bllokuar transportin në nëntë qytete.
Qeveria kineze ka bërë me dije që janë rritur rastet e infektuara, 830. Komisioni shëndetësor kombëtar ka shtuar që rastet e dyshuara janë 1072.
Transporti publik është bllokuar në 9 qytete
Autoritetet kineze kanë bllokuar transportin publik në 9 qytete. Shkon në 33 milion numri i qytetarëve të bllokuar në Vend për shkak të epidemisë së virusit.
Ka nisur puna për ndërtimin e një spitali emergjence në Wuhan, ku do të mund të qëndrojnë 1000 pacientë. Lajmin e bën me dije The Guardian. Punëtorë dhe mjete të rënda janë në punë në një zonë e cila në të shkuarën ishte e destinuar si një qendër pushimi. Sipas mediave kineze, do të duhen 6 ditë për ta përfunduar. Në 2003 në periudhën e epidemisë Sars, 7000 punëtorë punuar për të ndërtuar spitalin Xiaotangshan, në zonën e Pekinit, në vetëm një javë.
Studentja veneciane në karantinë në Wuhan
Një studente nga Venecia 24 vjeç është vendosur në karantinë në Wuhan. Lajmin e bën me dije Nuova Venezia, sipas së cilës vajza mbërriti në metropolin kinez për të vazhduar studimet në Huazhong University Of Science and Technology. “Jemi mbyllur në kolegj-ka shpjeguar Petra Vitali-ku autoritetet e universitetit, kanë vënë në dispozicion të studentëve, maska, sapun dhe një termometër për tu autodiagniostikuar’. Kjo-ka shpjeguar vajza-ndodh në çdo universitet të metropolit, që për momentin duket një qytet fantazmë’.
Shkencëtarët: Infektimi nuk ka nisur nga një gjarpër
Mund të mos jenë gjarpërinjtë, shkaku nga ku ka nisur virusi, që e ka origjinën në qytetin e Wuhan në Kinë. Është i bindur për këtë David Robertson i Universitetit të Glasgow në Skoci. Shkencëtari ka shpjeguar që nuk ka prova që përfshijnë gjarpërinjtë’. Virusi është i lidhur ngushtë me Sars dhe ky është virus që lidhet me lakuriqët e natës.
Mbyllet Disneyland Shanghai
Disneyland Shanghai ka njoftuar mbylljen e strukturës për ‘të garantuar sigurinë e të ftuarve tanë’. Masa nis nga 25 janari.