Dy mjekë kanë ndërruar jetë nga virusi i tmerrshëm në Kinë. Teksa luftonin për të shpëtuar pacientët e infektuar, mjekët kanë rënë edhe vetë pre e sëmundjes që ka marrë deri tani 56 jetë njerëzish.
Njëri prej mjekeve, 62 vjeçari Liang Wudong ndërroi jetë 9 ditë pas infektimit. Autoritetet e pranojnë se virusi nuk “mund të kurohet”. Pamje të frikshem filmike nga spitalet kineze tregojnë sesi disa mjekë shemben në tokë ndërsa pacientët derdhen në dysheme. Ekspertët parashikojnë që deri në 350.000 vetë në Wuhan do të infektohen brenda ditëve të ardhshme.
Sëmundja sipas tyre mund të vrasë më e pakta 2 vetë në 100 të infektuar. Banorët e Wuhanit dhe qyteteve fqinjë thonë se po jetojnë një makth të vërtetë, teksa situata ngjason shume me skenarin e një filmi hollivudian. Tashmë janë izoluar 14 qytete të Kinës që së bashku kanë 56 milionë banorë. Kjo po konsiderohet si karantina më e madhe njerëzore në histori.
Hong Kongu ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke anuluar festimet zyrtare për Vitin e Ri Hënor dhe ka mbyllur shkollat.Virusi është përhapur edhe në disa vende të tjera të botës. Pesë raste janë raportuar në Tajlandë, 4 në Australi, Franca, Japonia, Malajzia dhe Tajvani kanë raportuar tre raste secila. Në Shtetet e Bashkuara dhe Vietnam autoritetet kanë konfirmuar dy raste dhe një rast raportuar në Nepal.