Glauk Konjufca i cili aktualisht mban pozitën e kryetarit të Kuvendit pritet që të japë dorëheqje dhe të emërohet ministër i Punëve të Jashtme.
Nga VV, ministra do të jenë edhe Albulena Haxhiu që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, pastaj Besnik Bislimi i cili do të udhëheqë me Ministrinë e Financave, Rozeta Hajdari pritet të emërohet ministre e Ekonomisë, Arben Vitia do të jetë ministër i Shëndetësisë ndërsa Blerim Reka do të jetë ministër i Integrimeve Evropiane.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheqë me 6 ministri, ku Agim Veliu pritet të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Lumir Abdixhiku do të jetë ministër i Infrastrukturës, Besian Mustafa pritet t’i besohet Ministria e Bujqësisë, Hykmete Bajrami do të udhëheqë me Ministrinë e Arsimit, Vlora Durmoshi me atë të Kulturës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Anton Quni.
Qeveria do të ketë dy zëvendëskryeministra, i pari do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së ndërsa i dyti Haki Abazi i VV-së.
Vjosa Osmani pritet të votohet si kryeparlamentare, ndërsa tri ministri do t’i takojnë minoriteteve.