Albin Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës.
Pranim-dorëzimi u bë nga Behgjet Pacolli në mungesë të Ramush Haradinajt, ish-kryeministrit.
Pacolli gjatë fjalimit me Kurtin, tha se “Kosovën e presin sfida të mëdha”.
“Personalisht, s’do të kursehem për asgjë gjatë këtij mandati. Ju dëshiroj rrugëtim të mbarë, mbi të gjitha shëndetin”, u shpreh ai, raporton Koha.net.
Kurti, falënderoi Pacollin dhe tha se “do të punojë shumë për Kosovën”.