Policia e Shtetit ka nxjerrë detaje për ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në Korçë, ku një vajzë ra nga kati i gjashtë i një ndërtese.
Bëhet fjalë për një 30-vjeçare, për të cilën dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i një lokali, ambientet e të cilit ndodhen në katin e 6-të.
Për pasojë, e reja ka përfunduar në katin e dytë të kësaj ndërtese, ndërsa mësohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.