Venko Filipçe, Ministri për shëndetësi sot sqaroi se është testuar shoferi i furgonit me të cilin ka udhëtuar personi i vetëm i prekur në vendin tonë nga virusi korona.
“Negativ është rezultati për koronavirus për personin i cili më 22 shkurt është kthyer nga Italia në Strumicë, ndërsa në izolim spitalor është drejtuesi i furgonit me të cilin ka udhëtuar pacientja e cila ishte pozitive ndaj koronavirusit”, deklaroi Filipçe.
Ai theksoi se tek shoferi janë regjistruar shenja si kollë dhe dhimbje gjoksi sot në mëngjes, prandaj ai është shtrirë tashmë në dhomën për izolim në spitalin e Strumicës.
Përndryshe, një qytetar nga Strumica i cili më 22 shkurt është kthyer nga Italia sot është në testim për Koronavirus për shkak të temperaturës së lartë dhe dy bullgarë të cilët punojnë në kombinatin bujqësor “Pellagonia” janë në izolim shtëpiak në Manastir, konfirmoi në konferencë për shtyp Filipçe.
Deri më tani, Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar se është regjistruar rasti i parë i virusit korona në Maqedoninë e Veriut.(koha.mk)