Ka ndërruar jetë ish-anëtari dhe deputeti i Partisë Demokratik Shqiptare (PDSH), Agim Ramadani nga Zhelina e Tetovës.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur djali i tij, Venhari: “Të nderuar miq dhe familjarë, babai, Agim Ramadani, nuk është më fizikisht në mesin tonë. Zoti e deshi atë afër vetes. Varrimi do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Zhelinë pas namazit të drekës”.
Agim Ramadani ka qenë deputet në përbërjen e vitit 2006-2008 të Parlamentit të Maqedonisë.
U shua doktori e njeriu bujar Agim Ramadani.
Në emër të Shoqatës së motrave, teknikëve medicinal, akushereve, rengen teknikëve dhe laborantëve shqiptarë në Maqedoni “Florence Nightingale” shpreh ngushëllime familjarëve dhe tërë miqve, të cilët, duke nisur nga dita e nesërme, konsideratën dhe respektin e thellë, kanë për ta zëvendësuar me kujtimin dhe mirënjohjen e përhershme.
Dr. Agim Ramadani qe njëra nga duart më të forta e më të para që iu shtrinë Shoqatës sonë, ashtu siç e kishte zakon të shtrihej ndaj secilës nismë të rëndësishme për komunitetin e mjekëve e më gjerë.
U prehsh në paqe doktor! Nuk do të të harrojmë. Vdekja nuk i merr ata që bënë vepra!
Me respekt të veçantë,
Naxhije Fetai