Ballina Top Lajm Tragjedia e shekullit 21

Tragjedia e shekullit 21

Nga Enver Robelli

Shekulli 20-të mori fund me dy tragjedi të mëdha njerëzore në Europë: në Bosnjë dhe në Kosovë. Tragjedia e shekullit 21 quhet Siri.

– Që nga viti 2011, kur shpërtheu konflikti në Siri, 6,7 milionë shtetas sirianë kanë braktisur vendin dhe janë refugjatë.

– Aktualisht në Siri jetojnë 19,5 milionë banorë. Prej tyre 6,6 milionë janë refugjatë intern.

– Domethënë: 13,3 milionë sirianë janë refugjatë.

– Më së shumti refugjatë sirianë ka strehuar Turqia: 3,6 milionë. Pasojnë Libani me 930 mijë, Jordania me 600 mijë, Iraku 245 mijë dhe Egjipti 130 mijë. Kanadaja ka pranuar rreth 100 mijë refugjatë sirianë, SHBA-të 20 mijë.

– Nga vendet e Europës më së shumti refugjatë nga Siria ka pranuar Gjermania: 780 mijë. Që nga viti 2011 rreth 1 milion sirianë kanë ardhur në Europë.

– Janë kthyer në Siri deri më tani 173 mijë veta.

– Që nga shpërthimi i luftës më 2011 në Siri janë vrarë 380 mijë njerëz, prej tyre 115 mijë civilë (22 mijë fëmijë). Këtu nuk hyjnë rreth 88 mijë të vrarë në burgjet siriane dhe mijëra të zhdukur.

(Burimet: UNHCR, IOM, Der Spiegel, Syrian Observatory for Human Rights, FAZ)

@tn.lajmelokale
@tetovanews