Policia e Fierit ka dhënë informacionin e parë paraprak në lidhje me helmimin e nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.
Policia thotë se gjitha dyshohet të ketë ndodhur pasi një nxënës i shkollës të ketë hedhur një spraj piperi.
“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur spraj piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, thotë policia në një njoftim paraprak. (TemA)