Ballina Kronika JANË GJETUR DHE IDENTIFIKUAR TË GJITHË UDHËTARËT E AUTOBUSIT QË UDHËTUAN ME...

JANË GJETUR DHE IDENTIFIKUAR TË GJITHË UDHËTARËT E AUTOBUSIT QË UDHËTUAN ME DY PERSONAT E INFEKTUAR ME KORONAVURISUN (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe bënë të ditur se në izolim shtëpiak do vendosen gjithsej 34 persona. Këtu përfshihen 28 udhëtarët që kanë qenë në autobusin me të cilin kanë udhëtuar dy personat e prekur nga koronavirusi dhe persona tjerë me të cilët çifti nga Dibra me koronavirus, kanë kontaktuar.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Gjithë udhëtarët janë identifikuar, janë kontaktuar përmes telefonit. Do u caktohet izolim shtëpiak. Është kontaktuar me 9 persona tjerë me të cilët ata kanë qenë në kontakt dhe të gjithëve u është caktuar izolim shtëpiak dhe mbikqyrje mjeksore. Një udhëtar është shtetas i Shqipërisë dhe për atë e kemi njoftuar edhe Minstrinë Shqiptare të Shëndetësisë”.

Pacientët me koronavirus kanë gjendje stabile, mirëpo sipas ministrit bëjnë pjesë në grupin e rrezikut, përshkak të moshës së tyre.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Pacientët që u dignostifikuan dje me koronavirus, mbrëmë janë transferuar nga vendi i tyre i banimit, në Klinikën Infektive në Shkup. Ato janë me pasqyrë klinike shëndetësore stabile, me formë të lehtë sëmundjes, por mosha e tyre bënë që të jenë në grupë rreziku. Mjekët do e ndjekin gjendjen e tyre dhe do intervenohet sipas nevojës”.

Dy bashkëshortët të identifikuar me koronavirus janë të moshës 62 dhe 68 vjeçare, të cilët kishin qenë në Bresha të Italisë Veriore. Ata në vendin tonë kishin arritur më datë 27 të muajit të kaluar.

Deri më tani në shtet ka tre persona të infektuar me koronavirus. Në ndërkohëqeveria I ka vazhduar masa për kufizim të tubimeve publike me të ftuar nga jashtë shteti, për mos mbajtje të tubimeve më të mëdha publike, si dhe masa për ndjeshje sportive pa publik deri më 13 mars.

Emine Ismaili /SHENJA/