Një anëtar i stafit të NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel , është infektuar nga koronavirus. Lajmin e ka bërë publik për mediat përmes një deklarate përmediat, ku thuhet se anëtari i NATO-s në Bruksel ishte kthyer nga Italia pas pushimeve me familjen.
Ai iu nënshtrua testit pasi në fundjavë, për shkak të simptomave të shfaqura pas përkeqësimit të shëndetit.
“Anëtari i stafit aktualisht është në shtëpi në izolim. Brenda disa minutave nga marrja e rezultatit, të gjithë kolegët e tjerë u informuan. Ata kanë punuar nga shtëpia në fund të javës dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. I gjithë personeli i selisë së NATO-s gjithashtu janë informuar për rastin e konfirmuar. NATO vazhdon të monitorojë situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme.” thuhet në deklaratë, ku ndër të tjera theksohet se për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, janë marrë masat e nevojshme.
“Këto masa përfshijnë pezullimin e përkohshëm të udhëtimeve të caktuara të stafit, inkurajimin e tij për të punuar nga shtëpia dhe pezullimin e përkohshëm të vizitave në grupe në selinë e NATO-s në Bruksel.” përfundon deklarata.