Pa diskutim, kjo mund të quhet periudha më e keqe për personelin shëndetësor që ndodhet në spitalet e tej mbushura me të infektuar nga koronavirusi.
Një çift psikologësh dhe terapeutësh nga SHBA, Al dhe Sidney Tomkins, kanë zgjedhur që në këto momente të ndihmojnë edhe gazetarët, të cilët janë aty, në takime, në konferenca, afër spitaleve, jo pranë familjeve të tyre, por pranë kamerave për të ndarë me të gjithë informacionin apo këshillat e radhës.
Nëntë janë këshillat kryesore për këtë profesion, i cili ndodhet edhe ai në front të parë, por shërbejnë edhe për profesionet e tjera.
Ti je gjithmonë aty për lajmin tjetër. Për një moment, ju këshillojmë të shkëputeni nga kjo gjë. Pak kohë me veten, pa lajmet do t’ju ndihmonte, ndaj programoje këtë pak kohë me veten.
Para se të flini keni celularin në dorë, e me siguri edhe në mes të natës zgjohesh dhe merr sërish atë. Me siguri edhe kur të zgjoheni, merrni celularin dhe e kontrolloni sërish. ju këshillojmë të mos e lejoni virusin të jetë gjeja e fundit që ju kaplon në mëndje përpara se të flini.
Gjatë gjithë ditë lexoni lajme e njoftime, për njerëz të sëmurë, ndoshta edhe për viktima, për shifra që rriten, shikoni trishtimin e të afërmeve të tyre. Duhet të mendoni si diçka që ka nisur e një ditë do të mbarojë.
Mbani një fotografi të bukur me vete. Nxirrni në celularin tuaj një imazh të pushimeve të fëmijëve tuaj, të një përqafimi, apo qoftë edhe të qenit tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më pozitivë.
Kujtojini vetes se po bëni diçka të mirë. Mjekët e dinë që situate është e vështirë, por ata përpiqen. Edhe informimi i publikut është diçka e mirë. Kjo që ju po bëni do të ndihmojë ta kapërcejmë këtë situatë.
Shqetësohuni nëse filloni të jeni i akullt me ngjarjen. Nëse shihni të sëmurë, njerëz që kërkojnë ndihmë dhe mendoni se kjo është e zakonshme, duhet të filloni të shqetësoheni. Ju nuk jeni një njeri pa ndjenja.
Kini kujdes me alkoolin dhe ushqimin. Të gjithë kanë një lidhje me ushqimin kur stresohen. Dikush ha pa kuptuar, ndërsa të tjerë kthehen në anoreksikë. Përpiquni edhe ju të keni kontroll mbi atë që konsumoni.
Flisni me personat e dashur. Nëse keni mbuluar një ngjarje të trishtë sot, ia rrëfeni këtë një familjari. Të shprehesh bën gjithnjë mirë.
Mos prisni që shefi juaj t’ju pyesë nëse keni nevojë për pushim. Duhet të flisni kur ndiheni i lodhur dhe i stresuar. Madje, kujdesuni për njëri tjetrin. Jeni një skuadër ndaj mbështesni njëri-tjetrin.