Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Erdogan gjithashtu shprehu besim se Turqia do të kapërcejë shpërthimin e koronavirusit: Në kohën më të shkurtër të mundshme. Ndërkohë ai u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të të futen në vetë karantinë.
“Ne kemi përgatitje për çdo skenar. Duke thyer shpejtësinë e përhapjes së virusit në dy deri në tre javë, ne do ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt të jetë e mundur me sa më pak dëme të jetë e mundur.”- tha ai.
Vendi deri më tani ka raportuar 44 vdekje nga COVID-19 dhe gjithsej 1,872 infeksione të konfirmuara pas kryerjes së afro 28,000 testeve.
Ndërkohë ai ka thënë se Turqia ka shërbyer gjatë këtyre ditëve si urë lidhëse për ndihmat mjekësore në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, pas mbylljes së kufijve nga vendet e BE-së.