Në Gjermani u raportuan 47 vdekje të reja sot, ndërsa në total ka 239 vdekje. Kurse numri total i të prekurve është 43,646. Por përqindja e vdekshmërisë vijon të mbetet në 0.7 për qind që është shumë më e ulët se fqinjët e saj evropianë.
Por ministri gjerman i Shëndetësisë tha se kjo mund të jetë qetësia para stuhisë dhe se vendi po përgatitet për valë të reja infektimesh.
“Masa e madhe e testimeve na përgatit më herët sesa ndoshta do të bënin vendet e tjera”, tha ministri Jens Spahn duke shtuar “Duhet ta përdorim sa më mirë këtë kohë, e cila gjithsesi mund të jetë njëfarë qetësie para stuhisë”.
Kreu i institutit të virologjisë në spitalin universitar Charite në Berlin, Christian Drosten, u shpreh se numri i vogël i vdekjeve në Gjermani mund të shpjegohet me numrin e madh të laboratorëve diagnostikues.