Kancelarja gjermane Angela Merkel i është drejtuar qytetarëve gjermanë në një komunikim online nga karantina e saj në shtëpi.
Ajo shprehet se deri tani nuk dihet se kur do prëfundojë izolimi por ajo shprehet se shifrat e deritanishme nuk i japin arsye Gjermanisë për të lehtësuar masat.
Në fakt ajo është shprehur se shifrat e të prekurve në Gjermani dyfishohen çdo 5 ditë e gjysëm.
Gjermania deri tani ka 54 mijë të infektuar dhe në rang botëror kap vendin e pestë. Deri tani vendi ka pak viktima në krahasim me vendet e tjera të mëdha, 401 por edhe pak të rekurperuar, 4 mijë e 107.
Ndërkohë Helge Braun, shefi i kabintetit qeveritar të Gjermanisë është shprehur për një media vendase se deri më 20 prill vendi nuk po planifikon të lehtësojë masat publike.
https://youtu.be/40XK1SRoLmw