Ballina Bota Bilanci koronavirusit në SHBA mund shkojë deri në 200 mijë viktima

Bilanci koronavirusit në SHBA mund shkojë deri në 200 mijë viktima

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara druajnë se bilanci i viktimave nga koronavirusi mund të shkojë deri në 200 000 të vdekur.

Këtë shifër e bëri me dije drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Në një intervistë për CNN, Fauci tha se mund të ketë miliona raste të të infektuarve me Covid-19 në SHBA.

Ai iu referua më së shumti ritmit me të cilin po përhapet virusi, sidomos në New York, atje ku janë diagnostikuar më shumë se gjysma e rasteve të përgjithshme të SHBA-ve.

Fauci, megjithatë shtoi se “ky numër është aq i luhatshëm sa që lehtë mund të jesh i gabuar dhe të mashtrosh njerëzit”.

Deklarata u bë pasi në SHBA të infektuarit shkuan mbi 124 mijë persona, ndërsa viktimat mbi 2100.

Në gjithë botën janë mbi 685 000 të infektuar nga Covid-19, nga të cilët mbi 32 mijë kanë vdekur.