Vendet nën izolim duhet të bëjnë atë që Singapori ka bërë për të zbutur përhapjen e koronavirusit.
Ndërsa kombi i Azisë Juglindore vazhdon të raportojë çdo ditë raste të reja të infeksioneve dhe ka përjetuar rritje të numrit të rasteve të kohëve të fundit, ende vendi ka arritur të shmanë shpërthimet katastrofike që kemi parë të ndodhin në vende të tjera. Që nga 31 Marsi, Singapori regjistron gjithsej 879 raste të COVID-19 dhe tre vdekje, sipas ministres së shëndetësisë.
“Masat që Singapori ka ndë rmarrë dhe ka zbatuar duhet të jenë shembull për çdo vend nën izolim.’’ tha Dale Fisher, kryetar i Organizatës Botërore të Shëndetit.
Ai përshkroi disa prej këtyre masave, duke përfshirë izolimin dhe rastet e karantinimit, gjurmimin e kontaktit, identifikimin dhe izolimin e atyre që janë në kontakt të ngushtë me pacientët e infektuar, dhe praktikimin e distancës sociale. Singapori shfrytëzoi kohën kur Kina raportoi për herë të parë rastet e COVID-19 në qytetin Wuhan, dhe ishte në gjendje të identifikonte me shpejtësi dhe të izolonte të gjitha rastet.
“Pra, janari dhe shkurti ishin vërtet koha për të reaguar dhe marrë masa, dhe pikërisht kjo ishte koha kur Singapori ishte veçanërisht aktiv në përgatitjen masave të veta. Vendet që nuk përfituan nga ajo kohë tani po hasin probleme të mëdha.’’
Ndërsa Singapori ka zbatuar masa më kufizuese ditët e fundit, ai nuk ka kaluar në një pengesë totale. Shkollat dhe bizneset mbesin të hapura, ndërsa bizneset kanë janë zhvendosur duke praktikuar punën nga shtëpia, përveç masave të tjera parandaluese si kontrollet e rregullta të temperaturës në punë dhe miratimin e planeve të vazhdimësisë së biznesit.
Përmbledhtazi mund të thuhet, se suksesi i Singaporit në mbajtjen nën kontroll të virusit Corona lidhet me katër faktorë: mbylljen e hershme të kufijve, ndjekjen rigoroze të kontaktimit, shumë teste dhe SARS-in si provë e përgjithshme gjenerale. Falë këtyre masave mund të vazhdonte jeta publike normalisht. Restorantet, qendrat tregtare, shkollat, zyrat janë deri më sot të hapura. Hong-Kongu dhe Tajvani megjithë afërsinë gjeografike me Kinën kanë pak a shumë një sukses të tillë.
Kohët e fundit, Singapori zbatoi më shumë kufizime dhe për ata që nuk arrijnë të ndjekin masat e distancimit shoqëror, siç është mbajtja e një largësie 1 metër me të tjerët në hapësirat publike, tani do të përballen me gjobë ose burg.
Sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetit, virusi do të jetojë ende për shumë kohë mes nesh. Deri në daljen e një vaksine të mundshme, ata këshillojnë që të përforcohet imuniteti i tufës, i cili i referohet një situate kur një numër i konsiderueshëm njerëzish në një populate, janë bërë imun ndaj sëmundjes duke ndaluar përhapjen e saj në mënyrë efektive.