Ballina Aktualitet Lajme 25 raste të reja me koronavirus, 5 nga Tetova, regjistrohet edhe...

25 raste të reja me koronavirus, 5 nga Tetova, regjistrohet edhe një viktimë

Shkup, 1 prill – Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë natës së djeshme në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë edhe një grua nga Llabunishta në moshën 65 vjeçe. Pacientja ka pasur sëmundje tjera si diabeti, sëmundje të zemrës dhe obezitet.

“Bëhet fjalë për një paciente të moshës 65 vjeçare e cila vuante edhe nga disa sëmundje të tjera. Ndërkohë që pesë pacientë të tjerë, sot janë lëshuar në kurim shtëpiak. Kjo pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar dukshëm dhe në testet e fundit ata kanë rezultuar negativë. Sa i përket pacientes që vdiq të dielën në mëngjes në një spital në Strugë dhe për të cilën u morr material postmortem, i njëjti ka rezultuar pozitiv”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

https://youtu.be/YQCop7FB1R8

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 25 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup 7, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçani 1. Me 25 rastet e reja numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vend shkon në 354. Sipas vendbanimit, gjithsej rastet deri më tani janë regjistruar në qytetet: Shkup 183, Kumanovë 54, Dibër 47, Shtip 15, Prilep 12, Tetovë 13, Strugë 9, Veles 6, Manastir 4, Ohër 3, Kavadar 2, Gostivar 1, Gjevgjeli 2, Strumicë 1, Kriva Pallankë 1 dhe Koçan 1.

https://youtu.be/DIGCzwS-eb0