Ka arritur në 15 numri i të infektuarve nga virusi korona në Tetovë. Në vet-izolim janë 240 persona, si dhe me rekomandim të inspektoratit 26 tjerë që kanë shfaqur simptoma të virusit. Pavarësisht shifrave të tilla, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi thotë se situata vazhdon të jetë e qëndrueshme, ndërsa është shtuar angazhimi për dezinfektim të vazhdueshëm dhe ndihmesë të familjeve në nevojë, sidomos atyre në fshatrat e thellë malorë.
Do presim pak qetësim të kushteve të motit që i kemi sot e nesër, dhe prej të premtes besoj do kemi kushte të mira për vazhdimin e dezinfektimit. Insistimi është që të kemi sa më shuam testime me qëllim që të kemi shifra të sakta. Janë bërë mbi 70 teste dhe e njëjta në fakt do vazhdojë të jetë në rritje me qëllim që të ketë sa më tepër testime- deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.
Ditëve të fundit, numri i personave në karantinë në Tetovë është shtuar me mbi 150 persona të ardhur nga shtetet evropiane, të cilët, janë vendosur në tri hotele në Kodrën e Diellit.
Në hotelet e Elem turs janë vendosur 154 njerëz që arritën më 30 mars. Me të arritur ata kontrollohen nga ekipi i spitalit dhe Shtëpisë së Shëndetit janë të vendosur nga dy në dhoma, sipas shtabit të krizës secili ka pranuar preparate higjienike dhe për dezinfektim. Bora pak na ka rënduar lëvizjen por ia dalim dhe ushqimi arrin në hotele dhe shërbehen siç duhet- deklaroi Zhive Aleksovski, Drejtor i pikës turistike Kodra e Diellit.
Lëvizja gjatë ditë nëpër rrugët e Tetovës është reduktuar në masë të madhe, dhe qyteti duket i zbrazur. Pasojat e reduktimit të lëvizjeve dhe ndalesës së punës, më së tepërmi i ndjejnë afaristët, të cilët ankohen se, nuk i sigurojnë dot as edhe pagat e veta, e lere më qiratë dhe pagat e punëtorëve.
Dëmet veçmë kanë filluar të ndjehen shkaku se unë jam vetë i punësuar tek lokali im dhe me mos pasjen punë me mbylljen e tij nuk i lëshoj rrogë as vetes. Kjo që nuk mund tua lëshojmë rrogat punëtorëve derisa nuk punojmë kjo në të ardhmen do rezultojë që të kemi krizë edhe më të madhe për punëtorë- thotë Betim Imeri. afarist
Ndryshe nga ditët e tjerë, mbrëmë në Tetovë nuk ka pasur asnjë shkelje të masës për kufizim të lëvizjes.