Ballina Aktualitet Bora e pllugut në Bozovcë

Bora e pllugut në Bozovcë

Nga Neshat Mehmedi

Në Malësinë e Sharrit fillimi i lëvrimit fillon me shumë vonesë, në krahasim me katundet e fushës dhe katundet që kanë lartësi mbidetare më të ulët se katundet Veshallë, Bozovcë … Pra reshjet e borës janë të shpeshta sidomos në muajt mars dhe prill. Ka raste që borë të bie edhe pas ditës së shënxhexhit (Shëngjergjit) dhe shpeshherë e ka djegur gjethin e pyllit, dhe kanë thënë ka ra vdora e xhethit, pleqtë thonë: “ Kataun e adet”

Ditë të caktuar sikur dita e verës, e luleve, për borën e pllugut, shqerave, gjethit, … s’ka, sepse lavra e mirëfilltë fillon pas ditës së verës dhe ka zgjatur deri dy javë pas Shënxhexhit në arat afër bjeshkës.
Gjatë lavrës shpeshherë pllugun e ka mbuluar bora nëpër ara dhe njerëzit kanë thënë “ka ra vdora e pllugjave”, kjo periudhë zgjatë deri atëherë kur në livadhe e ara e pemë të lulëzojnë lulet, kjo mvaret nga koha që mbretëron. Gjatë kësaj periudhe të lulëzimit të luleve kur bie borë, thonë ka ra vdora e luleve. Pra sikur këtë vit që marsi është i ftohtë, lulet dhe pemët ende s’kanë lulëzuar, atëherë lirisht mund të thuhet se ka rënë bora e pllugut.
Bora e shqerave është më e vonshmja, sepse qengjat nga stalla i nxjerrin kur zbutet klima në përgjithësi në këto vendbanime, pra pas gjysmës së prillit e andej.
Gjethi në pyll rregullisht fillon të zhbiloj (mugullojë) në fillim të javës së tretë të prillit aty këtu, kurse pylli mbushet me gjeth gati plotësisht në ditët edhe pas shënxhexhit (Shëngjergjit).

@tn.lajmelokale
@tetovanews