Ka shkuar mbi 900 mijë numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën.
Gjithsej 903.819 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në planet, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 200.269 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Italia me 110.574 raste dhe Spanja me 102.136.
Pas tyre vijojnë Kina me 81.554 pacientë, Gjermania me 75.754, Franca me gjithsej 52.128 raste deri më tani, Irani me 47.593, Britania me 29.474, Zvicra me 17.137 raste, Turqia me 15.679, Belgjika me 13.964, Holanda me 13.614 raste dhe Austria me 10.585 raste me COVID-19.
Vendet në fjalë janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 10 mijë me të infektuar nga virusi.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, deri më tani është përhapur në afër 200 vende dhe rajone në mbarë botën. Deri më tani, në total jetën kanë humbur 45.334 njerëz.