Ballina Bota Koronavirusi: Rëndohet gjendja e kryeministrit britanik, futet në terapi intensive

Koronavirusi: Rëndohet gjendja e kryeministrit britanik, futet në terapi intensive

Gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik Boris Johnson veçse vjen dhe përkeqësohet. BBC raporton këtë të hënë se ai është vendosur në terapi intensive.

Johnson u konfirmua me koronavirus 10 ditë më parë. Fillimisht ai pati simptoma të lehta. Një prej zëdhënësve të tij tha se simptomat u bënë të vazhdueshme dhe se kryeministri u dërgua në një spital gjatë mbrëmjes së të dielës. Mirëpo gjendja është përkeqësuar këtë të hënë.

“Gjatë pasdites së sotme gjendja e kryeministrit u përkeqësua dhe me këshillën e ekipit mjekësor ai është vendosur në terapi intensive në spital”, tha zëdhënësi.

Johnson ka kërkuar që Sekretari i Parë i Shtetit, Dominic Raab, të jetë ai që do të përfaqësojë punët e tij ku të jetë e nevojshme.

https://youtu.be/P4xPBOwhmMo

https://youtu.be/RfFiVkvgpkc

https://youtu.be/lsclNF5Sdrc