“Në vitin e kaluar, ne Gjermani vdiqen 7.800 njerez nga gripi normal”. Genc Kelmendi, mjek shqiptar në Shtutgart të Gjermanisë, bëri thirrje që të mos ketë panik nga koronavirusi.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari”, ai theksoi se “Covid-19 nuk duhet të dramatizohet”.
“Vdekshmëria nga koronavirusi është shumë e ulët. Rreth 5% sëmuren rëndë dhe vetëm 1% vdesin. Për njerëzit e shëndoshë nuk është katastrofë. Është një ftohje e zakonshme. Personat mbi 80 vjeç, që kanë sëmundje kronike, janë viktimat. Një person mbi 80 vjeç, që nuk ka probleme shëndetësore, e kalon pa problem”, tha mjeku.
Mjeku tha se rreth 60 – 70% do te infektohen dhe ne vitet ne vazhdim vdekjet do ta vazhdojne nga koronavirusi, por nuk do te kete epidemi. Kjo gje ka ndodhur me gripin, tha ai, qe pas Luftes se Dyte Boterore, Europa u imunizua me kalimin e viteve.