Ballina Bota Hetimet e SHBA: Nga laboratori apo nga tregu, erdhi koronavirusi? (VIDEO)

Hetimet e SHBA: Nga laboratori apo nga tregu, erdhi koronavirusi? (VIDEO)

Zyrtarët e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare amerikane thonë se qeveria e Shteteve të Bashkuara po shikon mundësinë që koronavirus të ketë origjinën në një laborator kinez dhe jo në një treg, por thonë se me këtë çështje duhet bër kujdes dhe të mos dalim në përfundime të parakohshme.

Kjo është një nga teoritë e shumta që ndiqen nga hetuesit pasi ata po përpiqen të përcaktojnë origjinën e koronavirusit, që ka shkaktuar një ndër pandemitë më të rrezikshme, duke vrarë qindra e mijëra njerëz. SHBA nuk besojnë se virusi ishte i lidhur me studimin e armëve kimike, dhe zyrtarët vunë në dukje se komuniteti i inteligjencës po eksploron gjithashtu një varg teorish të tjera në lidhje me origjinën e virusit, siç do të ndodhte gjithmonë në rastet e incidenteve të profilit të lartë.

https://youtu.be/mnr3kVF2hRU

Teoria është shtyrë nga mbështetësit e Presidentit, përfshirë disa republikanë të kongresit, të cilët janë të etur për të shmangur kritikat për mënyrën se si po përballohet pandemia nga Trump.

Një zyrtar tha se një teori që zyrtarët e inteligjencës amerikane po hetojnë është se virusi e kishte origjinën në një laborator në Wuhan, Kinë, dhe u lëshua aksidentalisht në publik. Burime të tjera thanë për CNN se inteligjenca amerikane nuk ka qenë në gjendje të vërtetojë teorinë, por po përpiqet të zbulojë nëse dikush ishte infektuar në laborator përmes një aksidenti ose trajtimi të dobët të materialeve dhe mund të ketë infektuar pastaj të tjerët.

Inteligjenca amerikane po rishikon mbledhjen e ndjeshme të të dhënave. Por disa zyrtarë të inteligjencës thonë se është e mundur që shkaku real të mos dihet kurrë.

I pyetur në lidhje me iformacionin, që u raportua për herë të parë nga Yahoo dhe Fox News, Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se SHBA “po bën një ekzaminim shumë të plotë të kësaj situate të tmerrshme”, por nuk pranoi të diskutojë atë që dinte mbi gjetjet.

Teoria e laboratorit është mohuar nga qeveria kineze dhe shumë ekspertë të jashtëm gjithashtu kanë hedhur dyshime mbi idenë, ka raportuar më parë CNN.

Një burim i afërt me Shtëpinë e Bardhë paralajmëroi gjithashtu se “sa herë që ka një shpërthim dikush propozon që virusi ose patogjeni ka dalë nga një laborator”.

https://youtu.be/m7G89dKtarM

Washington Post ka raportuar tek Departamenti Shtetit nga viti 2018 duke ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë dhe menaxhimin e laboratorit biologjik të Institutit të Virologjisë në Wuhan. Kur u pyetën për këtë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo – i cili ka vazhduar ta quante koronavirusin “virusin i Wuhanit” – nuk i hodhi poshtë shqetësimet, por as ai nuk tha që kjo tregon ndonjë lidhje me Covid-19.

“Partia Komuniste Kineze nuk u dha akses Amerikanëve kur ne e kërkuam atë në fillesat e virusit,” tha Pompeo në fillim të kësaj jave. “Pastaj ne e dimë që ata e kanë këtë laborator. Ne e dimë se virusi e ka origjinën në Wuhan. Pra, të gjitha këto gjëra mblidhen bashkë. Ende ka shumë që nuk dimë, dhe kjo është ajo për të cilën po fliste Presidenti sot. Ne duhet të kemi përgjigje për këto gjëra”.

Disa nga zyrtarët thonë që SHBA ka ndërmend ta bëjë Kinën të paguajë një çmim për këtë, por Amerika duhet të jetë e kujdesshme që të mos i shkaktojë kosto dhe trazira Kinës, përpara se pandemia të jetë nën kontroll dhe derisa ata të kenë më shumë informacion në lidhje me krijimin e virusit.(CNN – Bota.al)

https://youtu.be/O-eNjPC5MtU