Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe nga sot është në izolim shtëpiak, megjithatë në video-konferencën me gazetarët u shpreh se do të jetë i gatshëm që të vazhdoj punën e tij nga shtëpia dhe se do të jetë i kapshëm për mediat në çdo kohë.
“Në bisedë e sipër me epidemiologët, u konstatua se rreziku i infektimit është tepër i vogël për shkak të maskës që kam mbajtur, megjithatë unë vendosa që të futem në izolim shtëpiak de të punoj nga shtëpia. Por ju garantoj se do të jem gjithmonë i kapshëm për mediat, dhe çdo ditë do të informojmë opinionin me zhvillimet rreth situatës me Kovid-19”, tha Filipçe në fillim të konferencës e cila sonte për herë të parë u mbajt online.
“Sa i përket vizitës së djeshme në Kumanovë, nuk kemi pas njohuri që një pjesë e shtabit të krizës atje kanë qenë të testuar dhe në pritje të rezultateve, sepse ndryshe do të kishim vepruar”, u shpreh Filipçe.
A duhet të testohen dhe gazetarët që ishin prezent dje në Kumanovë? Venko Filipçe me përgjigje se tani për tani nuk ka nevojë për teste ndaj gazetarëve.
“Unë kam biseduar me përfaqësuesit e mediave dhe iu kamë dhënë rekomandimet e nevojshme”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
https://youtu.be/2S0idn6jRlQ