Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se veprimet e sotme të Presidentit Thaci janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ai thotë se ky veprim do të përfundojë në Kushtetuese.
“Nga roli unifikues dhe nga kompetencat që ia përcakton Kushtetuta, presidenti sot doli në ilegalitet. Anadaj do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese. Këtë mundësi presidentit ilegalist ia dhanë krerët e LDK-së që braktisën cdo fjalë të thënë e të dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh. Me këso veprimesh e taktikash, shpaloset për të blerë ilegalisht kohën që ua shkurtoi vullneti i qytetarëve. Ata kompletuan në kohën e pandemisë duke orkestruar mocionin në Kuvend”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.
“Nuk është në kompetencën e Presidentit vlerësimi i interesave të partive politike por mbrojtja e interest shtetëror. Kjo që ka ndodhur sot është e paparë më herët, rrezikon rendin tonë kushtetues e bazën me të cilën kemi formuar rendin parlamentar”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.
“Roli i Presidentit është figurë passive politike e jo active”, tha ai